Hagë: Specialja liron nga burgu Nasim Haradinajn

PËR SALIH MISTAFËN ULET DËNIMI NGA 26 NË 22 VJET

Gjykata Speciale e ka liruar nga burgu ish-nënkryetarin e  OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj.

Vendimi për lirimin e parakoshëm të tij ka disa kritere që duhet përmbushur nga Haradinaj për pjesën e mbetur të dënimit. Ndër to ai lejohet që të qëndrojë vetëm në shtëpinë e tij ndërsa duhet që të paraqitet çdo javë në stacionin e policisë të identifikuar nga Administratorja;

Gjithashtu administratores duhet  t’i dorëzohet pasaporta ose dokumentet e udhëtimit.

Haradinaj bashkë me Hysni Gucatin ishin shpallur fajtorë dhe dënuar me nga 4 vjetë e gjysme burgim për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.

Ndërkohë Gjykata e Apelit ka ulur dënimin për katër vjet, nga 26 në 22 vjet burgim, për ish-pjesëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Mustafa u arrestua nga Specialja më 24 shtator 2020.

Trupi gjykues i shkallës së parë së Speciales më 16 dhjetor 2022 e shpalli atë fajtor për krimet e lufte përfshirë ndalimin arbitrar, torturën dhe një vrasje të paligjshme duke e dënuar me 26 vjet burgim.

Aktakuza ndaj Mustafës ishte konfirmuar më 12 qershor 2020. 

Ishte çështja e parë që u trajtua në Apelin e Gjykatës Speciale, që prej themelimit në vitin 2015.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *