Nëna e Vanjës: Nuk mund ta besoj se ajo është në varr, tashmë më ka mbetur të kujdesem vetëm për vajzën tjetër

Në një deklaratë për mediat në gjuhën serbe ka thënë se nuk i ka interesuar jeta e burrit. Jeta ime ishin fëmijët dhe puna ime. Ai ka mbetur vetëm dhe kemi folur vetëm për fëmijët, thotë për ish-bashkëshortin e saj.

“Unë nuk mund të flas. Ende nuk e di pse ndodhi kjo. Unë jam në pritje të epilogut të gjithë kësaj. Ende nuk e kuptoj se pse jeta ime normale u kthye në ferr”, thotë Zorica Gjorçevska.“Për mua është thjesht e pakuptueshme se si, dhe pse vajza ime e bukur është tani në varr. Kam një sëmundje kronike, por po përmbahem, është e rëndësishme për mua të di të vërtetën, dhe vajza tjetër aktualisht është e sëmur, të gjithë shpresojmë se do të jetë më mirë. Ju lutem, po ju kërkoj shumë që të prisni derisa të kuptojmë pse ndodhi kjo,” tha ajo.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *