Gjiganti brazilian, Santos ka rënë për herë të parë nga kategoria në 111 vite ekzistencë dhe tifozët e këtij klubi të famshëm krijuan kaos të vërtetë në rrugët e qytetit pas ndeshjes.
Ish-klubi i Peles u rrëzua nga Superliga e Brazilit pasi humbi 2-1 në shtëpi nga Fortaleza në ndeshjen e fundit të sezonit.Santos ishte një nga tre klubet, së bashku me Sao Paulo dhe Flamengo, që nuk kanë rënë kurrë nga liga e parë e Brazilit, por një ecuri prej pesë ndeshjesh pa fitore i bëri ata të zbresin në vendin e 17-të në tabelë me 43 pikë.
Kur u bë e sigurt se ata do të humbnin, tifozët e Santosit filluan të gjuanin me gurë dhe sende të tjera ndaj policisë, të cilëve policia iu përgjigj me gaz lotsjellës.
Pas ndeshjes, trazirat vazhduan dhe tifozët u vunë flakën autobusëve dhe makinave, koshave të plehrave, shenjave të trafikut dhe ndërtesave.