Dërgohet kërkesa për ekstradim të Pallços

Dy ditë pas arrestimit të dyshuarit të parë për vrasjen e 14 vjeçares, “Pallço”, në Balikesir të Turqisë, autoritetet tona sot dërguan edhe zyrtarisht kërkesën për ekstradim, shkruan Alsat.

Nga Ministria e Drejtësisë njoftuan se kërkesa për ekstradim shkon në rrugë diplomatike përmes Ministrisë së Jashtme ndërsa dokumentet origjinale janë dërguar përmes postës së shpejtë.

“Ministria e Drejtësisë dërgoi në Turqi kërkesën për ekstradimin e Lupço Palevskit, e cila përmes MPJ-së, në rrugë diplomatike do tu përcillet autoriteteve turke. Dokument origjinal është dërguar përmes postës së shpejtë ‘DHL’ deri te Ministria e Drejtësisë së Republikës së Turqisë dhe në version të skanuar është dërguar në INTERPOL. Presim bashkëpunim me autoritetet gjyqësore të Republikës së Turqisë, procesim në kohë dhe veprim nga ana e tyre në periudhë më të shkurtër të mundshme”, thonë nga Ministria e Drejtësisë.

Pas përfundimit të procedurave juridike në Turqi, ekstradimi i “Pallços” do të bëhet ndërmjet zyrave të INTERPOL-it në dy Ministritë e punëve të brendshme. Meqenëse dy shtetet nuk janë fqinjë në vijat kufitare, sipas praktikave ndërkombëtare ekstradimi pritët të bëhet përmes fluturimeve ajrore.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se procedura do të bëhet sa më shpejtë të jetë e mundur dhe i dyshuari për vrasjen e dyfishtë do të vihet para drejtësisë maqedonase.

“Ministria e Drejtësisë i ka përgatitur të gjitha materialet sipas ligjit dhe praktikës ndërkombëtare për ekstradim dhe do të sillet në afatin më të shpejtë të mundur. Kështu që nuk do të pritet në afatet e gjata, siç i theksuat, por në afatin më të shpejtë të mundur tani po kompletohen dokumentet edhe nga Interpoli, përgatitet dosja, po përkthehen të njëjtat dhe menjëherë do të dërgohen në Republikën e Turqisë”, theksoi Dimitar Kovaçevski, Kryeministër i RMV-së.

I dyshuari Lupço Palevski, për vrasjen makabre të 14 vjeçares Vanja Gjorqevska dhe 74 vjeçarit Panço Zhezhovskit u arrestua në Turqi sipas një urdhër arrestit ndërkombëtar, pasi që u arratis fillimisht në Serbi e pastaj duke përshkuar itinerarin përmes Bullgarisë, fshihej në shtetin turk./ Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *