Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi futjen e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev në listën e zezë të SHBA-ve, përcjell TV21. Kovaçevski tha se i njëjti asnjëherë nuk ka qenë pjesë e LSDM-së, ndërsa theksoi se institucionet tona e kanë për detyrim që të hulumtojnë çdo rast për punën e cilitdo zyrtar.
“Zotëria i përmendur asnjëherë nuk ka qenë anëtar i LSDM-së, as nuk është ndjerë si anëtar i LSDM-së. Unë me sa di, ai ka qenë propozim i Odës Ekonomike të Maqedonisë dhe kryetarit të tij, megjithatë këtë duhet ju që ta konfirmoni sepse unë në atë kohë nuk kam qenë pjesë e Qeverisë”, tha Kovaçevski.