Kovaçevski në Bruksel: BE-ja është partneri ynë më i madh ekonomik

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Bruksel, mbajti fjalim dhe hapi sesionin e fundit të procesit të skriningut të Maqedonisë së Veriut, kushtuar Klasterit 6, i cili përfshin: kapitullin 30 – Marrëdhëniet me jashtë dhe kapitulli 31 – politika e përbashkët, e jashtme dhe e sigurisë.

Në sesion morën pjesë zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane, Bojan Mariçiq, përfaqësues nga Sekretariati për Çështje Evropiane, Ministria e Ekonomisë, si dhe përfaqësues nga të gjitha institucionet tjera relevante kombëtare, përfshirë Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministria e Financave, Ministria e Jetës së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Drejtorisë Doganore dhe Byroja për furnizime publike.

Kapitulli 30 fokusohet në politikën e përbashkët tregtare ndaj vendeve të treta bazuar në marrëveshje shumëpalëshe dhe dypalëshe dhe masa autonome me qëllim arritjen e një sistemi të drejtë të tregtisë ndërkombëtare që do të kontribuojë në arritjen e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe sigurimin e zhvillimit të gjithanshëm ekonomik në periudhën afatmesme dhe afatgjatë.

Ky kapitull përfshin gjithashtu rregullat e BE-së në fushën e ndihmës humanitare dhe politikat e zhvillimit. Kryetari i Qeverisë Kovaçevski në prezantimin e tij theksoi se Maqedonia e Veriut nuk do të kërkojë periudha tranzitore, por do ta pranojë plotësisht ligjin e BE-së.

„Do të fokusohemi në harmonizimin e politikave tona tregtare me BE-në në kuadër të Organizatës Botërore të Tregtisë dhe do të vazhdojmë të zbatojmë rregullat e BE-së për kontrollet e eksporteve me përdorim të dyfishtë, kreditë e eksportit, investimet dhe instrumentet e mbrojtjes tregtare në kornizat tona kombëtare ligjore dhe institucionale”, theksoi Kovaçevski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *