Përfaqësues nga Komuna e Ferizajit dhe përfaqësues nga Dhoma e Tregtisë në Prishtinë ishin në takim pune në Komunën e Tearcës, ku u pritën nga kryetari i komunës z.Nuhi Neziri si dhe nga përfaqësues nga departamenti për zhvillim ekonomik lokal.
Qëllimi i takimit ishte IPA III programa për bashkëpunim ndërkufitar Kosovë- Maqedoni e Veriut dhe prioritetet për thirrjen e radhës për propozime të programit të ri IPA III.