Spasovski: Monstra që ka kryer vrasjen nuk është në Maqedoni

Ministri për punë të brendshme, Oliver Spasovski para gazetarëve ka thënë se vrasjet janë kryer nga njerëz të njejtë por nuk lidhen me njëra tjetrën. Vrasja e të miturës Vanja Gjorçevska është kryer për arsye financiare, duke e kidnapuar vajzën për të marrë para nga nëna, kurse vrasja e dytë, e 74 vjeçarit nga Velesit, ka lidhje me konflikte të mëhershme, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Edhe pse Maqedonia priti që t’i gjejmë të gjallë, ne dy viktimat i gjetëm të vdekur. Në emër të gjithë MPB-së i shpreh ngushëllimë familjes dhe gjithë Maqedonisë. Pesë persona janë të përfshirë në këtë vrasje. Tre personave ju është caktuar paraburgim, njëri është në arrati kurse babai i të miturës është ndaluar nga policia, si pjesmarrës në këto ngjarje duke dhënë informacione për vendin e ndodhjes së vajzës” tha mes Spasovski.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *