Pas raportimit të TOP24: Bislimi po punojmë intesivisht për të larguar mbeturinat pas grevës

Pas raportimit të portalit Top24 për gjendjen alarmante me mbeturinat në Tetovë, kanë reagur nga NPK-Tetova duke theksuar se po punojnë me kapacitet të plotë për të mënjanuar mbeturinat nga qyteti, shkruan Top24

“Të nderuar e kuptojmë indinjatën e qytetarëve, ne po përballemi me vështirësi ashtu si që e jeni të njoftuar për gjendjen finansiare të ndërmarrjes. Po bëjmë maksimumin që nga mbrëmja e djeshme që të pastrohet çdo lagje, aktualisht jemi në teren dhe besoj se shumë shpejt do ta normalizojmë gjendjen” tha për Top24 Samet Bislimi përgjegjës i njësisë së pastrimit.

Bislimi apeloi të gjithë qytetarët të shlyejnë detyrimet ndaj NPK-së që të gjithë së bashku të kemi një qytet që meritojmë.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *