Largohet flamuri shqiptarë nga oborri i kishës në Kodrën e Diellit, arrestohet një person

Drejtori aktual i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov ka publikuar fotografi në rrjetet sociale, dhe ku shkruan se flamuri shqiptar nuk është më në shtizën në oborrin e kishës “Shën Naumi i Ohrit” në Kodrën e Diellit. Ai shkruan se do të vendoset flamuri i kishës.Angellov, gjithashtu njofton se është arrestuar personi që hoqi flamurin e Kishës Ortodokse Maqedonase (KOM), këtë e konfirmuan edhe nga Ministria për Punë të Brendshme, nga ku njoftuan se lidhur me rastin në fjalë zyrtarët policorë mbrëmjen e djeshme (28.11.2023) rreth orës 23:30, pas ndërmarrjes së masave operative, kanë identifikuar dhe ndaluar 33-vjeçarin J.A. nga Reçica e Vogël e Tetovës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *