Osmani tregon se deri ku është procesi i heqjes së vizave nga SHBA-të për Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani do të ketë takim bilateral me sekretarin e përgjithshëm të SHBA-ve, Antony Blinken. Në kuadër të këtij takimi, i cili do të realizohet në margjinat e Këshillit ministror të OSBE-së që do të mbahet në Shkup, Osmani në ClickPlus në TV21 bëri të ditur se do të bisedojë edhe për heqjen e vizave të SHBA-ve për Maqedoninë e Veriut.

Heqja e vizave siç bëri të ditur i pari i diplomacisë, bëhet në kuadër të dialogut strategjik.Një prej temave është edhe heqja e vizave të cilën e kemi bërë në faza.
A është llaf apo do të ndodh?
Duhet të jetë numri i vizave të refuzuara nën 5% ne jemi në 28% për fat të keq të cilat i refuzon Ambasada Amerikane.
Po i bëni thirrje popullit mos shkoni të aplikoni për viza amerikane se po na prishni punë…?
Në fakt ka mundësi me u ndihmu njerëzve, ka gabime në aplikim, që nuk i plotësojnë kushtet dhe refuzohen. Mirëpo ata numërohen në numrin e përgjithshëm”, tha më tej Osmani.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *