Kovaçevski: Zgjedhjet 2024 do të definohen në dhjetor me partitë parlamentare!

“SË SHPEJTI DO TË KEMI KODIN E RI ZGJEDHOR”

Kryeministri Dimitar Kovaçevski vlerëson se në Majin e vitit 2024 ka hapësirë të mjaftueshme të organizohen zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare. Sipas tij, siç përcjell KlanM, në takimin në Kuvend gjatë dhjetorit do të definohen të gjitha detajet lidhur me zgjedhjet.

“Zhvillohen bidedime me partitë politike lidhur me zgjedhjet e vitit 2024. Në Maj ka hapësirë të mjaftueshme që të organizohen zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare. Lidhur me Qeverinë Teknike është obligim ligjor. 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve, konform Ligjit për Qeveri, ka qeveri teknike”, tha Dimitar Kovaçevski.

Për vendimet përfundimtare, siç njofton KlanM, Kryeministri rikujtoi se ka dy vendime që duhet të miratohen lidhur me mbajtjen e zgjedhjeve.

“Njëri është ndryshimi i Kodit Zgjedhor, për t`i futur vërejtjet e OSBE/ODIHR-it. Për këtë punon grupi i punës ku fillimisht morën pjesë ekspertë dhe përfaqësues të partive politike në Kuvend. Tani janë të kyçur parti politike qeveritare por edhe të opozitës. Shumë shpejt do ta kemi Kodin Zgjedhor që do të mundësojë zgjedhje korrekte dhe demokratike”, tha Kovaçevski.

I pyetur nëse do të kenë lista të përbashkëta me BDI-në, Kryeministri Kovaçevski, siç njofton KlanM, ka potencuar se bëhet fjalë për vendime të partive politike dhe narrëveshjeve për koalicionim, duke shtuar se për momentin, asgjë nuk mund të flitet me siguri./KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *