Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron është në Izrael.
Në vizitën e tij në Kibbutz Be’eri, zyrtari britanik tha se: “Doja të vija vetë këtu për të parë natyrën e tmerrshme të sulmeve që ju pësuat më 7 tetor”.
Sekretari i Jashtëm u kërkoi atyre që janë përfshirë në bisedimet mbi marrëveshjen të lirojnë pengjet dhe të ndalojnë përkohësisht luftimet “për t’u siguruar që kjo të ndodhë”.
“Sot është një ditë kur shpresojmë të shohim këtë pauzë humanitare, është një mundësi për të nxjerrë pengjet dhe për të marrë ndihma”- tha ai.
Një burim i qeverisë izraelite thotë se ata besojnë se marrëveshja do të realizohet të premten. Cameron ka në agjendën e tij disa takime me politikanë izraelitë dhe familjet e disa prej pengjeve, të parashikuara të kryhen gjatë ditës së sotme