Miratohet mes tymit dhe flakës projektbuxheti në Kuvendin e Shqipërisë, mbyllet seanca

Seanca parlamentare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë ku u miratua me 73 vota pro projektbuxheti i vitit 2024 është shoqëruar me përplasje të forta.

Ka qenë deputetët e grupimit të Sali Berishës ata të cilët kanë ndezur flakadanë të shumtë në sallë, një prej të cilëve ka shpërthyer në flakë.

Salla u boshatis pas flakëve në Kuvend, ku ministrat dhe deputetët u larguan menjëherë, madje pas tyre dhe gazetarët.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *