Tifozat Kuq e Zi do të mbështetin fuqimisht kombëtaren shqiptare në stadiumin e Kishinjevit. Aty ku Shqipëria luan sot kundër Moldavisë për të siguruar kualifikimin në Euro 2024.
Fitorja është alternativa e vetme për vendasit, ndërkohë që djemtë e Sylvinhos festojnë edhe me barazim. Rreth 1 mijë ultras shqiptarë pritet të jenë të pranishëm dhe më të zjarrtë se kurrë në “Stadionul Zimbru”.
TKZ
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, TKZ lajmëron anëtarët rreth vendit ku do të bëhet takimi në kryeqytetin moldav.
“Të dashur anëtarë,
Vendtakimi i sotëm përpara ndeshjes Moldavi – Shqipëri në Chisinau do të jetë pranë restorant “Salat” në adresën:
Dacia Blvd 36, Chisinau, Moldova
Ne do të jemi aty që nga ora 15:00 për të bërë shpërndarjen e biletave.
Përjetësisht me ty Shqipëri!”
Moldavi-Shqipëri do të fillojë në orën 18:00 dhe do të transmetohet live në SuperSport 2.
https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftkz.al%2Fposts%2Fpfbid0XYCyJw2puvjG6arV1yuEWqSLrt6L3Q9A8fXEvv34PZkDeXExVrvVBpBudh7oYzcxl&show_text=true&width=500