Moti: Fundjava sjell valën e të ftohtit – reshje bore në viset Malore!

NGA NESËR PASDITE RESHJE SHIU, VJEN VALA E TË FTOHTIT

Pas shirave që kapluan vendin, gjatë së enjtes mbretëron mot me diell dhe me temperatura jo të zakonshme për këtë periudhë të vitit.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometereologjike, sic percjell KlanM, njoftojnë se temperaturat maksimale të ditës do të shkojnë deri në 20 gradë Celsius.

Por, duket se moti i mirë dhe me diell po bën përpëlitjet e fundit. Metereologët thonë se një valë e madhe e reshjeve nga perëndimi vjen nesër pasdite dhe gjatë natës së të shtunës.

Për shkak të përplasjes së ajrit të ftohtë nga veriu dhe atij të ngrohtë nga jugu, sic percjell KlanM, lokalisht pritet zhvillimi I motit jostabil të shoqëruar me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar.

Me valën e të ftohtit, sipas metereologëve, reshjet e shiut nëpër viset malore dhe qendrat e skijimit do të kalojnë në reshje dëbore, kurse kufiri i bores, sic njofton KlanM, do të ulet në 700 deri 800 metra lartësi mbidetare, ku priten reshje bore dhe në disa vendbanime.

Jo vetëm kaq! Nga MPB-ja kanë njoftuar se nga 15 nëntori në fuqi ka hyrë obligimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore.

Me këtë rast MPB-ja, Këshilli Republikan për Siguri në Trafik dhe Fakulteti i Sigurisë, sic njofton KlanM, kanë nis me fushatën “Shfrytëzo pajisje dimërore”, sic thonë, për të dhënë rekomandime për vozitje me përgjegjësi në kushte të dimrit, me qëllim që të shmangen në maksimum aksidentet rrugore në këtë periudhë të vitit. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *