Kurti pranoi draftin për Asociacionin, Rama: Shenjë që Albini po bëhet kryeministër

Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment për “kthesën” e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili ka pranuar të nënshkruajë marrëveshje me Serbinë, që garanton zbatimin e tyre, që përfshin edhe draftin evropian për Asociacionin. Rama tha se Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Me pranimin e draftit sipas Ramës, Kurti ka treguar se po bëhet kryeministër.

“Albini ka bërë një hap të vonuar por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje. Çështja është me sa kosto. Çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në dorën tënde”, tha Rama në Report Tv.

I pyetur se pse ka bërë kthesë tani Kurti, Rama thotë “nuk është puna ime të bëj analiza të tilla. Kryeministër bëhesh kur bëhesh dhe jo kur zgjidhesh. Ajo që ka bërë Albini duke pranuar atë draft është shenjë që Albini po bëhet kryeministër”.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *