Zendeli: Kjo qeveri çdo ditë amniston kriminelë

Qeveria aktuale e LSDM-së, BDI-së dhe ASH-së ka dështuar totalisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, konstaton në Klan Debat, Fadil Zendeli. Sipas tij, raporti i fundit i Komisionit Evropian e zbardhi të vërtetën në këtë drejtim.

“Merreni Raportin e fundit të progresit të KE-së dhe aty i shikoni se partitë politike që janë në qeveri sa i kanë realizuar objektivat rreth këtyre çështjeve. Do ta shihni se kanë dështuar në çdo segment, veçanërisht kur bëhet fjalë për krimin, korrupsionin, shtetin ligjor. Skandale të ndryshme që janë të përditshme, d.m.th. në pjesën më të madhe të pikave, vendi ka stagnuar ose ka edhe hapa pas. Mos diskutojmë pjesën e krimit dhe korrupsionit ku e përmendëm edhe rastin e Kodit Penal, me të cilin amnistojmë, iu falim çdo ditë kriminelëve që e kanë dëmtuar interesin e qytetarëve të vendit, e kanë dëmtuar këtë shoqëri, të gjithëve na kanë dëmtuar dhe kjo qeverisje çdo ditë i amniston”, tha mes tjerash Fadil Zendeli:/KlanMacedonia

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *