Shaban Sinani
. Në këtë Turnir tradicional marrin pjesë ekipe nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi si dhe nga Lugina e Preshevës e Bujanocit , këtë për Klan Maqedoni e deklaroi koordinatori i këtij aktiviteti Heraj Lisaku “Shoqata Vllaznimi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe Bashkinë e Durrësit prej vitesh organizojnë turneun gjithëkombëtar “Kupa Pavarësia”. Turneu I futbollit për fëmijë I kthyer tashmë në traditë në qytetin e Durrësit , do të mbledhë rreth 50 ekipe nga të gjitha trevat Shqipfolëse me rastin e festive kombëtare të 28 dhe 29 Nëntorit. Me sloganin “Të festojmë së bashku” nga të gjitha trevat shqipfolëse, shoqata jonë ka për qëllim bashkimin e fëmijëve Shqiptar kudo që ndodhen ata. Durrësi për ta do të jetë Shtëpia e Madhe e pritjes për dy ditë me radhë në datat 24 dhe 35 Nëntor “ deklaroi Heraj Lisaku Sipas organizatorit, kësaj radhe do të marrin pjesë ekipe të grupmoshave: U-9 të lindur në vitin 2013/2014 dhe U-11 të lindur në vitin 2011-2012 dhe U-13 të lindur në vitin 2013-2014 Për të gjitha ekipet pjesëmarrëse organizator do të ndaj Kupa në shenjë të respektit për festën gjithëkombëtare.