Raporti i BE-së për përparimin e çdo vendi kandidat për anëtarësim është “dëftesë” me vlerësime për institucionet. Pjesa e raportit për gjyqësorin në pjesën më të madhe është vlerësim për punën e Ministrisë së Drejtësisë dhe Këshillit Gjyqësor në vitin e kaluar. Ndërsa ky vlerësim, nuk kemi dyshime se është objektiv. Ai më realisht flet për sukseset dhe dështimet tona, jo se si dukemi ne në pasqyrë apo si na shohin apo vlerësojnë paraardhësit tanë, ndjekësit apo konkurrentët politikë, ka shkruar në Fejsbuk profesoresha dhe ish ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, e cila thotë se raporti i KE-së duhet ta aktivizojë alarmin në Ministrinë e Drejtësisë dhe Këshillin Gjyqësor.
Ajo thotë se sinqerisht dëshiron që çdo raport i ardhshëm të jetë më i mirë nga ai i mëparshmi, ose të paktën të tregojë se ka progres, se nuk ka ngecje në reforma, dhe se shkojmë përpara.