BFI – Muftinia e Tetovës shpall jolegjitim dhe jolegal vendimin për shkarkimin e Qani Nesimit

Rijaseti i Bashkësisë Fetare Islame në mbledhjen e së mërkurës të Rijasetit ka shkarkuar myftiun e Tetovës, Qani Nesimi dhe myftiun e Strugës, Salim Sulejmani. Ne një komunikatë drejtuar mediave, BFI informoi se Rijaseti diskutoi dhe analizoi aktivitetet e Bashkësisë Fetare Islame gjatë vitit 2023.

Muftinia e Bashkësisë Fetare Islame e Tetovës në mbledhjen e mbajtur sot më 9 nëntor në mënyrë unanime ka sjellë vendim që shkarkimi i Muftiut aktual të Tetovës Prof.Dr Qani ef.Nesimi i bërë në mbledhjen e Rijasetit të BFI të RMV-së, mbajtur më 08.11.2023 është jolegjitim dhe jolegal si dhe emërimi i UD Mufti i Tetovës Dr.Selver ef. Xhemaili është bërë në një mbledhje jolegjitime dhe jo legale të Rijasetit të BFI të RMV-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *