Raporti i KE: S`ka progres në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit!

S`ka progres në gjyqësor dhe në luftën kundër korrupsionit – thuhet në raportin mnë të ri të KE-së për progresin e vendit, njofton KlanM.

Në masë të madhe, në këtë konstatim, kanë ndikuar ndryshimet në Kodin Penal që ishin votuar me procedurë të shpejtë parlamentare – thuhet në raport.

“S`ka progres në gjyqësor vitin e kaluar. Sistemi gjyqësor mbetet në nivelin e caktuar mesatar të gatishmërisë. Këshilli Gjyqësor duhet të angazhohet për të mbrojtur integritetin dhe pavarësinë e gjykatësve dhe institucioneve dhe duhet të kundërshtojë ndikimet e jashtme. Shqetësime për ndikim joadekuat politik ka shkaktuar shkarkimi kontraverz i Kryetares së Këshillit Gjyqësor. Ka ngecje edhe në miratimin e strategjisë së re për reforma në jurisprudencë, me të cilët duhet të përmirësohet puna e e institucioneve”, thonë nga Raporti i KE-së.

Progres nuk ka patur as edhe në luftën kundër korrupsionit. Edhe në këtë pjesë, sic njofton KlanM, Maqedonia e Veriut, ka nivelin mesatar në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit.

“Kodi Penal ishte ndryshuar me procedurë të përshpejtuar parlamentare. Dënimet maksimale me burg për vepra konkrete penale që lidhen me korrupsionin ishin zvogëluar, që kanë ndikuar në vjetërime, ndërprerje dhe madje ndalimin e një numër të madh të rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, duke llogaritur edhe rastet e ish-PSP-së. Ndryshimet, gjithashtu, pengojnë aftësitë e autoriteteve të hetojnë dhe të ndjekin vepra të këtilla. Kjo çështje paraqet shqetësim serioz”, thonë nga Raporti i KE-së.

Komisioni Evropian, siç njofton KlanM, vlerëson se Komisioni Antikorrupsion ka qenë proactive në dhënien e drejtimeve për institucionet publike për të ndaluar korrupsionin dhe ka hapur disa lëndë.

Shtohet se rekomandimet duhet të respektohen dhe të vazhdojnë përpjekjet për përmirësimin e funksionimit të Komisionit Antikorrupsion, me dhënien e mjeteve dhe punësimin e ekspertëve./

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *