Volejboll: Liria rrugëton fuqishëm, Universiteti i Tetovës ndali serinë e fitoreve të Shkëndijës

Skuadrat tetovare Lira e Zhervojanit dhe KV Universiteti i Tetovës kanë shënuar fitore të sigurta në ndeshjet e xhiros së tretë të sezonit vjeshtor në Ligën e parë të volejbollit në kategorinë e meshkujve.

Liria e Zherovjanit në sallën e shkollës fillore “Goce Dellçev” në Tetovë e përkrahur nga tifozët e vetë të flaktë, mundi ekipin e Rabotniçkit me rezultat të sigurt 3-1 në sete 25-22, 25-21, 23-25 dhe 27-25. Për zherovjanasit ishte kjo fitorja e tretë radhazi në kampionatin e ri me çka dëshmon se pretendimet e klubit për pjesën e epërme të tabelës nuk janë kota . “Neve do të vazhdojmë të punojmë me seriozitetin më të madh në bazë të kushteve ekzistuese për të realizuar qëllimet tona. Kundër Rabotniçkit të gjithë lojtarët dhanë gjithçka nga vetja dhe fitorja në asnjë moment nuk u diskutua” deklaroi trajneri Sadik Ferati pas ndeshjes.

Në derbin e dy skuadrave tetovare në sallën e sportit të UT-së, në praninë një numri të konsiderueshëm të tifozëve, KV Universiteti i Tetovës dhe KV Shkëndija , fitues doli ekipi studentore me rezultatin maksimal 3-0 në sete 26-24, 25-14 dhe 25-19. Për Universitetin e Tetovës ishte kjo fitorja e dytë sezonale pas një disfate në xhiron e pare, ndërsa për ekipin e Shkëndijës ishte disfata e pare pas dy fitoreve të njëpasnjëshme.

Rezulattete  xhiros së tretë

Universiteti i Tetovës – Shkëndija  3-0

Liria – Rabotniçki        3-1

Strumica – Janta Volej  3-0

Susheva – Boreci 0-3

UGD Shtipi – Vesna Probishtipi 3-0

Vardari – Makedonija Xhio 3-0

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *