ASH vet në zgjedhje – refuzohet ftesa e bllokut opozitar shqiptar!

ASH NË QEVERI KA BËRË DALLIMIN NË SKENËN POLITIKE

Aleanca për Shqiptarët ka refuzuar ftesën e treshes opozitare shqiptare, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi, për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme dhe për t`u bashkuar kundër BDI-së.

Sic kanë njoftuar Ministrat e kësaj partie, Krenar Lloga – Ministër i Drejëtësisë, Fatmir Mexhiti i Shëndetësisë dhe Azir Aliu – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, është vendosur që ASH-ja e vetme të paraqitet në zgjedhjet parlamentare.

“Është e kotë të bisedohet për një ofertë të këtillë kur nuk ka datë konkrete për zgjedhje. Deri atëherë, nuk na intereson agjenda e partive më të vogla, në zgjedhje shkojmë vet. Nuk mund të shpresojnë në politikat e huaja në fushatën parazgjedhore” – thonë nga ASH.

Ndryshe në një komunikatë nga ASH-ja thuhet se një format krejtësisht të ri, në një atmosferë miqësore dhe në frymën e bashkëpunimit korekt e profesional, tre ministrat nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, kanë realizuar një brifing me gazetarë.

“Gjatë periudhës sa Aleanca për Shqiptarët është në Qeveri, ka dëshmuar qeverisjen ndryshe, ka bërë dallimin në skenën politike si dhe ka vendosur praktika të reja të transparencës dhe inkluzivitetit në punën e institucioneve” – thonë nga ASH.

ASH-ja ende nuk ka marrë vendim nëse zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare duhet të mbahen bashkë apo ndaras. Varësisht kësaj do të vendoset nëse do të kenë kandidat të tyre presidencial ose të përbashkët me partnerët e qeverisë.

Paraprakisht ftesë drejtuar ASH-së për bashkimin e opozitës shqiptare kishin dërguar liderët e Lëvizjes Demokratike, Besës dhe Alternativës. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *