Ursula von der Leyen vazhdon vizitën zyrtare, takon sot Koavaçevskin

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, sot e vazhdon vizitën zyrtare në vendin tonë me një takim në Qeveri me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ku do të pritet me nderimet më të larta shtetërore. Menjëherë pas ceremonisë së mirëseardhjes është paraparë takimi kokë më kokë me kryeministrin Kovaçevski, pas së cilës do të vijojë edhe takimi bilateral i dy delegacioneve.

Pas takimeve është paraparë edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Pas Shkupit presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të qëndrojë për vizitë edhe në Kosovë.

Ajo në Prishtinë do të mbajë takime me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Pas vizitës në Prishtinë, Von der Leyen pasdite do të udhëtojë për në Beograd, ku do të takohet me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministren, Ana Brnabiq.

Ndryshe, vizita në Kosovë është në kuadër të një vizite katërditore në rajon, të cilën von der Leyen e ka nisur të dielën në Maqedoninë e Veriut.

Ajo gjithashtu do të qëndrojë për vizitë në Mal të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Vizita vjen pas takimeve që von der Leyen pati në Shqipëri në fillim të këtij muaji, në datat 15-16 tetor, ku mori pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *