Më shumë fëmijë janë vrarë në tri javët e fundit në Gaza sesa në zonat e konfliktit në botë që nga viti 2019, tha një organizatë bamirëse.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, të paktën 3,195 nën 18 vjeç kanë vdekur në enklavën palestineze deri më tani, sipas ministrisë së shëndetësisë të udhëhequr nga Hamasi.
Dhe “Save the Children” thotë se kjo përbën më shumë se 40% të 7,703 njerëzve të vrarë në Gaza dhe, me 1,000 fëmijë të tjerë të raportuar të zhdukur, numri i të vdekurve ka të ngjarë shumë më i lartë.
“Numri i fëmijëve të raportuar të vrarë në vetëm tre javë në Gaza është më shumë se numri i vrarë në konfliktet e armatosura globalisht – në më shumë se 20 vende – gjatë një viti të tërë, për tre vitet e fundit”, thuhet në deklaratë.Ndryshe, përveç kësaj, fëmijët po përballen me një situatë “katastrofike” në Gaza, ku prindërit nuk kanë zgjidhje tjetër veçse t’u japin ujë të kripur, sipas agjencisë së OKB-së për ndihmë për fëmijë, Unicef.