Ekskluzive: Qatip Osmani trajner i KF Vllaznia të Shkodrës

Shaban Sinani

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm shqiptar në futbollin e Maqedonisë së Veriut, Qatip Osmani, nga dita e sotme edhe zyrtarisht është emëruar si trajner përgjegjës në klubin e futbollit Vllaznia të Shkodrës në superligën shqiptare.

Në një deklaratë ekskluzive për Klan Maqedoni, Qatip Osmani, tha “ Përfundimisht kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia të Shkodrës që të jem trajner përgjegjës. Me punë me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”.

Qatip Osmani deri tani në tre raste ka drejtuar ekipin e Shkëndijës me të cilën skuadër ka fituar tre tituj kampion, një Kupë dhe një Super Kupë, ndërsa në garat ndërkombëtar ka luajtur në play-off, për kualifikim në fazën e grupeve në Evropa Liga. Qatip Osmani pesë vite ishte trajner i parë i KF Renova, gjashtë muaj ishte trajner I FC Shkupi dhe KF Drita të Bogovinës.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *