Ministri i Jashtëm iranian siç raporton Sky News, ka bërë të ditur se Hamasi është i gatshëm të lirojë civilët që janë marrë peng.
Megjithatë ai theksoi se Hamasi ka një kusht për këtë, lirimin e mbi 6 mijë palestinezëve që gjenden nëpër burgjet izraelite, transmeton Telegrafi.
Hossein Amirabdollahian në një takim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në New York, ka thënë se Irani është i gatshëm të luaj rolin e vet në këtë kërkesë humanitare së bashku me Katarin dhe Turqinë.
Ai shtoi se bota duhet të mbështet lirimin e të burgosurve palestinezë, në anën tjetër theksoi se militantët e Hamasit mbajnë në Gazë 229 civilë që janë marr peng gjatë 7 tetorit.
Deri më tani janë liruar katër e të fundit janë shtetaset amerikane – nënë e bijë që javën e kaluar u liruan.