Prindërit bashkë me profesorët dhe nxënësit e shkollës së mesme të mjekësisë, protestuan sot për të shprehur revoltën ndaj mosdhënies së bursës për nxënësit në paralelet me mësim dual të shkollave të mjekësisë.
“Si prind u njoftuam se fëmijët tanë nuk do marrin bursa dhe kjo do të thotë se jemi të degraduar dhe si prind kemi të drejtë ankese, sepse e drejta e tyre që iu premtua nga Ministria nuk do të realizohet”.
“Ne protestojmë sepse na diskriminojnë fëmijët tanë për mjetet që duhet ti marrin paralelet e mësimit dual. Që në fillim ato mjete u dedikuan për fëmijët tanë ndërsa tani s’ka”.
“Kur ishte periudha e regjistrimeve na u preferua mësimi dual sepse përveç pjesës teorike, do ketë më shumë pjesë praktike dhe po ashtu na u premtua një pagesë mujore që tani ministria e arsimit nuk na jep këtë pagesë mujore”.
Drejtori i shkollës Binas Pajaziti, thotë se MASH në fillim kërkoi që të aplikohet për paralele me mësim dual, ndërsa tani pa asnjë në këtë projekt dhe ne punuam shumë për ta arritur pranimin në të, ndërsa tani pa asnjë mohon këtë të drejtë.
“Pa na dhënë asnjë sqarim më datë 18 tetor u shpall konkursi i bursave për paralelet duale, dhe aty shkruan kë konkurs vetëm se ndahen 1500 për nxënës të paraleleve duale përveç nxënësve të shkollave të mesme të mjekësisë. Ky fakt na ka habitur dhe prindërit kanë filluar të reagojnë”, tha Binas Pajaziti, drejtor i SHMMK “Nikolla Shtejn”.
Ndërkohë Ministri i Arsimit thotë se jo të gjitha paralelet me mësim dual kanë mbështetje. Bursat kryesisht janë të dedikuara për kuadrin deficitar.