Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përfunduar takimet me udhëheqësit evropianë, në margjina të një samiti të Bashkimit Evropian në Bruksel.
Kreu i ekzekutivit kosovar është takuar me liderët e Gjermanisë, Francës dhe Italisë.
Ai është larguar nga objekti ku janë mbajtur takimet, por nuk është prononcuar për media.
Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi si dhe ambasadori i Kosovës në Belgjikë, Agron Bajrami.
Takimet e parapara për në orën 14:00 kanë nisur pas gjysmë ore për shkak se kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka arritur me vonesë.
Takime të tilla si Kurti aktualisht po zhvillon ndaras edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, ato janë vazhdimësi e procesit që filloi fundjavën e kaluar, kur e ashtuquajtura “pesëshe e madhe” e të dërguarve perëndimorë vizitoi Prishtinën dhe Beogradin.