Gazetarët e NBC News kanë filmuar ekipet e shpëtimit në Gazë, që po kërkojnë nën rrënojat e ndërtesave të shembura, pas sulmeve ajrore izraelite.
Nga rrënojat ata nxjerrin fëmijë dhe civilë të lënduar. E Izraelit deri më tani ka kryer sulme hakmarrëse mbi caqet e militantëve të Hamasit, ku si pasojë humbën jetën mbi 6.500 persona.
E presidenti amerikan Joe Biden tha mbrëmë se nuk i beson edhe aq shumë shifrave sa i përket viktimave civile që i ka prezantuar ministria e Shëndetësisë në Gazë që kontrollohet nga Hamasi, por theksoi se Izraeli duhet të përqendrohet në sulmet ndaj krerëve të Hamasit.
“E kam përshtypjen se palestinezët nuk po e tregojnë të vërtetën sesa njerëz janë vrarë atje. Jam i sigurt se të pafajshëm janë vrarë, por ky është çmimi i një lufte”, tha Biden.
Izraeli duhet të jetë “tepër i kujdesshëm, për t’u siguruar që të fokusohet te njerëzit që po propagandojnë këtë luftë kundër Izraelit” dhe jo te civilët, tha ai.