Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, ishte sonte i ftuar në emisionin 10Minuta në TV21. Gjatë bisedës për ndërtimin e korridoreve e korridoreve 8 dhe 10D, Rustemi apeloi qytetarët që të aplikojnë për punë në konsorciumin “Bektel dhe Enka” pasi kërkohen deri në 2 mijë punëtorë, nga punëtorët më të thjeshtë deri te inxhinierët.
“Do të kisha apeluar te të gjithë qytetarët që të konkurrojnë që të punojnë në konsorciumin “Bektel dhe Enka”. Në marrëveshjen me konsorciunim “Bektel dhe Enka” është rënë dakord që 51% e punëtorëve të jenë vendas. Bekte dhe Enka kërkon të gjitha profilet, nga punëtori i krahut deri te inxhineieri i ndërtimtarisë. Deri më tani janë paraqitur 700 persona, prandaj apelojmë të paraqiten për punë pranë kësaj kompanie. Kontrata është që pasi të jenë shteruar burimet njerëzore në vend, konsorciumi të sjellë fuqi punëtore nga jashtë për të përfunduar në afat punimet.”- tha Rustemi.