Lidhur me miratimin e ndryshimeve kushtetuese bën thirrje edhe ambasadori i BE-së në vend, David Geer. Ai shpreson që të njëjtat të miratohen me qëllim që Maqedonia e Veriut të mund të lëvizë përpara në rrugën eurointegruese. Sa i përket Bashkimit Europian, Geer siguron se Maqedonia e Veriut gëzon mbështetje të madhe si nga institucionet europiane, ashtu edhe nga vetë shtetet anëtare të Bashkimit Europian.“Mendoj që ka mbështetje të fuqishme për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Euiropian, si nga institucionet europiane ashtu edhe nga anëtaret e Bashkimit Europian. Në korrik të vitit 2022 kishte një propozim europian i harmonizuar, si mundësi për të hapur negociatat me vendin tuaj. Nga ana tjetër kjo ishte mundësi që vendi të mund të lëvizë përpara, e që të ndodhë kjo duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese. Sinqerisht shpresojmë se vendi do të mund të lëvizë përpara me ndryshimet kushtetuese por jo vetëm kjo, gjithashtu edhe me zbatimin e reformave të cilat në fakt janë pjesë e rrugës integruese të vendit tuaj”, tha Dejvid Gir, ambasador i BE-së në Shkup.