Gjatë ditës së sotme pritet të organizohet transport ajror falas për qytetarët që kanë kërkuar ndihmë dhe evakuim nga Izraeli. Në kushtet e fluturimeve të anuluara plotësisht dhe transportit ajror të bllokuar me Izraelin, sfida e organizimit të këtij fluturimi çarter është tejkaluar përmes bashkëpunimit me “Air Serbia” për transportin e qytetarëve që kërkuan ndihmë, njoftoi dje Qeveria, duke theksuar se shpenzimet e fluturimit do të mbulohet nga Buxheti i shtetit.
Sipas vendimit të Qeverisë, është organizuar transport ajror me fluturim çarter, në linjën Tel Aviv – Shkup, me qëllim evakuimin e të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët dëshirojnë të largohen nga Izraeli dhe që kanë kërkuar të kthehen në Maqedoninë e Veriut.
Në drejtim të organizimit efikas të transportit ajror, Ministria e Punëve të Jashtme përmes Përfaqësisë Diplomatiko-Konsullore – Tel Aviv, ka ofruar listë dhe informacione për shtetasit maqedonas që ndodhen në Izrael dhe të cilët kanë kërkuar ndihmë për t’u kthyer në Republikën e Maqedonisë së Veriut. /MIA