Një çift bashkëshortor nga Maqedonia e Veriut ndodhet i bllokuar në Gaza

OSMANI: JANË KTHYER 60 SHTETAS TË RMV-së, 90-të TJERË PRITEN NESËR

Ministria e Jashtme vazhdon përpjekjet për evakuimin e qytetarëve të vendit që ndodhen të rajonet e rrezikshme ku po zhvillohen luftime mes izraelitëve dhe palestinezëve. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani njoftoi sot se, një çift nga vendi ka mbetur i bllokuar në Gaza. Ai tha se, ambasada në Kajro është në komunikim me këtë çift që është në rajonet e rrezikuara në Gaza, që është izoluar nga Izraeli, pasi nuk kanë arritur të dalin para se të mbyllet vendkalimi i vetëm kufitar me Egjiptin.

“Ato momentalisht janë të sigurt. Situata atje është shumë e ndryshueshme, ndërsa mund të konsiderojmë se ato janë në një lloj rreziku. Punojmë edhe me autoritetet në Egjipt, që t’i lirojnë dhe të dalin, ndërsa më pas do të organizojmë transport nga Egjipti. Megjithatë, tani për tani nuk ka mënyrë se si t’i nxjerrim nga Gaza” – tha Bujar Osmani.

Ai shtoi se, një pjesë e qytetarëve që u ndodhën në rajonet e rrezikuara në Gaza, kanë mbërritur mbrëmë me avion në Athinë dhe veç më janë rrugës për në shtëpitë e tyre.

“Në atë mënyrë mbrëmë u kthyen pesë persona, ndërsa sot 17 prej atyre 20 që kanë qenë në zonat e rrezikuara, veç më kanë arritur në Athinë dhe momentalisht janë rrugës për në Selanik dhe MPJ i pret në kufi dhe organizon transport deri në shtëpitë e tyre” – tha Osmani

Sa i përket qytetarëve që kanë qenë të bllokuar në Izrael,  Osmani tha se, tani më janë kontaktuar dhe janë identifikuar 150 shtetas të Maqedonisë së Veriut, prej tyre, 60 tashmë janë kthyer në vend, ndërsa 90 të tjerë pritet të vijnë gjatë ditës së nesërme. /KlanMacedonia/

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *