Xhaferi: I gatshëm të thërras takim liderësh

Kryetari i Kuvendit te RMV, Talat Xhaferi, është i gatshëm t’i thërras liderët për takim në Kuvend, nëse ata kanë gatishmëri për një takim të tillë, takim liderësh për të diskutuar rreth zgjedhjeve.

Kryeparlamentari njëherit thekson se viti 2024 është vit zgjedhor, por ai ka sqaruar se zgjedhjet presidenciale mund të mbahen jo më vonë se më 8 maj, ndërsa data më e hershme e zgjedhjeve të rregullta parlamentare është 5 maji.

Nëse ato mbahen më herët do të ishin zgjedhje të parakohshme, thekson Xhaferi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *