Libri “Arka e ndjenjave” u përurua në Prishtinë

Në ambientet e Studio Buzuku, në ambient të ngrohtë mes librash u përurua libri më i ri “Arka e ndjenjave” i poeteshës tetovare Sadije Aliti në praninë e një numri mysafirëve si: artistë, kritik letrarë, piktorë, aktorë, gazetar, krijues të ardhur nga shumë qytete shqiptare: Tiranë, Strugë, Shkup, Prizren, Gjilan, Preshevë, Tetovë, Prishtinë. E pranishme në këtë aktivitiet kulturor ishte edhe ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, zonja Shpresa Jusufi.

Fjalën përshëndetëse e bëri aktori i njohur Xhevat Limani, i cili prezentoi disa poezi nga libri.

Abdulla Zeneli, botues, theksoi se ndër vite Buzuku ka përkrahur dhe ka botuar krijues edhe nga Maqedonia e Veriut edhe nga gjitha trojet shqiptare, duke ruajturat bashkëpunim kulturor dhe një nga format e këtij bashkëpunimiështë edhe ky aktivitet i sotëm.

Shpresa Jusufi, ambasadore e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë në fjalën përshëndetëse theksoi se e faleminderojmë poeten Sadije Aliti që nëpërmjet poezisë dhe aktiviteteve kulturore po kontribuon edhe për afirmimin e marrëdhënieve mes dy shteteve, pasi kultura dhe ekonomia janë dy shtylla kryesore për avansimin dhe ndërtimin e marrëdhënive diplomatike mes vendeve tona, kultura e poezia i afrojnë njerëzit i ndihmojnë komunikimit kulturor.

“Libri është një dritare shpirti,sidomos libri me poezi duke qenë thelbi i imagjinatës, duke qënë përçuesi më me vlerë prej asaj që në e kërkojmë te letërsia e shpritit. Është një metaforë që ta çon mendjen te arka e nënës, arka e shpirtit, te arka e gjyshes. Kemi të bëjmë me një poezi lirike, lirika ka të bëjë me atë pjesën erotike, me atë lirikë të dashurisë, lirikën atdhetare, lirikën meditative dhe sociale, duke patur këtë hapësirë të gjërë komunikimi. Poetja fton lexuesin që të gjej gjithë shqetësimin, jo të ndajë dhimbjen po të ndajë kërkimin për ta ndryshuar sadopak botën, për të sjellur atë situatë, ku qenia njerëzore kërkon të komunikojë diçka më ndryshe,  mjafton një situatë për të shprehur se ç’është dhimbja!-theksoi mes tjerash Behar Gjoka në vlerësimin e tij.

Autorja e librit theksoi: “Është një nder që i bëhet poezisë sime, të jetënë targetin e botimeve të Buzukut, të flas unë është pak, sepse flasin 33 vite veprimtari botuese të Buzukut, flasin tre dekada punë e angazhim në gjeografinë shqiptare endërkombëtare në fushëne botimeve e panaireve. Prania e mysafirëve, e njerëzve të ardhur nga gjithë hapësira shqiptare,njerëz të artit, si nga  Tirana, Struga, Presheva, Prizreni, Gjilani, Shkupi, Tetova e qytete tjera, është një bashkim kulturor  kombëtar. Kultura është urë ndërtuese, poezia është urë ndërlidhëse që flet e komunikon mes shteteve,ashtu siçështë edhe poeziaime e përkthyer dhe e botuar edhe në disa gjuhë.Për krijuesin është një kënaqësi nëse një lexues e ndjen dhe e sheh një pjesë të jetës së tij qoftë në një varg, strofë apo poezi”. Ajo faleminderoi edhe ambasadoren zonjën Shpresa Jusufi për praninë e saj në këtë përurim dhe i ndau një flet-faleminderimi.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *