Mbi 500 të vrarë në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit

Në mbi 500 viktima ka arritur bilanci i luftimet të ditëve të fundit mes forcave izraelit dhe luftëtarët të Hamasit, të cilit më 7 tetor nisën një sulm të befasishëm ndaj Izraelit.

Ushtria izraelite njoftoi se synon të evakuojë të gjithë izraelitët që jetojnë afër Rripit të Gazës që më pas të nis një ofensivë vendimtare kundër grupit të Hasamit, shkruan Alsat.

“Misioni jonë është që në 24 orët e ardhshme të evakuojmë të gjithë banorët që jetojnë rreth Gazës. Luftimet tani janë përqendruar kryesisht për të shpëtuar pengjet që po mbahen nga militantët. Kemi dhjetëra mijëra ushtarë në zonë. Ne do të arrijmë te secili komunitet derisa të vrasim të gjithë terroristët në Izrael”, tha Daniel Hagari, zëdhënësi i ushtrisë izraelite.

Luftimet po zhvillohet Brenda territorit të Izraelit ku nga dje kanë hyrë luftëtarët e Hamasit.

Gjatë luftimeve të ditës së shtunë dhe në orët e para të së dielës, janë vrarë të paktën 250 izraelitë ndërsa shumë të tjetër janë marrë pengje në Gaza. Mbi 250 persona palestinez janë vrarë nga Izraeli në shenjë hakmarrjeje nga sulmet e gurpit Hamas i cili ka shkrepur mbi 5,000 raketa në territorin izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanjahu ka paralajmëruar një “luftë të gjatë dhe të vështirë” kundër Hamasit.

“Kjo ishte dita më vdekjeprurëse e dhunës në Izrael në 50 vjet. Ne do të hakmerremi për këtë ditë”, thotë Benjamin Netanjahu, kryeministër i Izraelit.

Zyrtarët shëndetësorë palestinezë thanë se 20 fëmijë janë në mesin e 313 civilëve të vrarë. Po ashtu, ata raportuan për pothuajse 1.800 persona të plagosur.

Lideri i Hamasit, Ismail Haniyeh, tha se sulmi që nisi në Gaza do të përhapet në Bregun Perëndimor dhe Jerusalem. Banorët në Gaza po përballen qe 16 vjet me një bllokadë izraelite.

“Sa herë iu kemi paralajmëruar se populli palestinez po jeton në kampe të refugjatëve për 75 vjet, dhe ju keni refuzuar që të njihni të drejtat e popullit tonë?”, u shpreh Ismail Haniyeh, Lideri I Hamasit.

Gjatë fjalimit, Haniyeh përmendi kërcënimet ndaj xhamisë Al-Aksa në Jerusalem, bllokadën e vazhdueshme izraelite në Gaza dhe normalizimin e raporteve mes Izraelit dhe shteteve të rajonit.

Pas nisjes së sulmit masiv të Hamasit, shtetet në mbarë botën i ofruan mbështetje Izraelit dhe theksuan se ai ka të drejtë të mbrojë veten. Presidenti amerikan, Joe Biden, po ashtu paralajmëroi shtetet e tjera që janë “palë armiqësore e Izraelit” që të mos tentojnë që të shfrytëzojnë situatën. /Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *