TAV po e përditëson sistemin e bagazheve në aeroportin e Shkupit, prandaj pasagjerëve u kërkon të mbërrijnë në sportelet e kontrollit tre orë përpara fluturimit. Kjo vlen për dy muaj.
“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit 2023, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të përditësohet sistemi i trajtimit të bagazheve”. “Prandaj apelojmë që të gjithë ata që do të udhëtojnë në periudhën e caktuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit, të arrijnë në aeroport, pra në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, 3 orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit”, thuhet në njoftimin e aeroportit.