Ylli i ri spanjoll, Lamine Yamalu bë lojtari më i ri që ka nisur ndonjëherë një ndeshje të Ligës së Kampionëve nga minuta e parë.
Yamal e arriti këtë sukses në moshën 16 vjeç e 83 ditë, pasi trajneri spanjoll i Barcelonës, Xavi e përfshiu në formacionin startues për ndeshjen ndaj Portos.
Kështu, ai e ka kaluar nigerianin, Celestine Babayaro, i cili ishte titullari më i ri në historinë e Ligës së Kampionëve ndonjëherë.Babayaro ishte 16 vjeç e 86 ditë kur luajti për Anderlechtin belg kundër Steaua rumune në nëntor 1994.