BE: VENDET KANDIDATE DHE BE-ja DUHET TË JENË TË GATSHËM PËR ZGJERIMIN
Në Samitin joformal që do të mbahet më 6 tetor në Granadë të Spanjës, pritet që liderët e vendeve anëtare të BE-së të publikojnë se zgjerimi është një investim gjeostrategjik për paqën, sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin dhe stimul për përmirësimin e kushteve ekonomike dhe sociale të qytetarëve evropian.
Të paktën kështu thuhet në draft-deklaratën e BE-së, ku qasje ka patur Radio Evropa e Lirë.
“Duke parë perspektivën për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së, edhe BE-ja edhe vendet ardhshme anëtare duhet të jenë të gatshëm. Vendet që luftojnë poër anëtarësim duhet t`i përforcojnë përpjekjet e tyre reformuese, veçanërisht në fushën e sundimit të së drejtës, konform meritave – natyrës së procesit aderues i themeluar dhe ndihmuar nga BE-ja” – Draft – deklarata e BE-së.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka theksuar se në Granadë të Spanjës do të diskutohen cështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me zgjerimin e BE-së.
“Ne jemi në situatë shumë të mirë për shkak se vitin e kaluar nisëm negociatat. Nga ana tjetër, BE-ja ka interes strategjik dhe proces tashmë të hapur adaptimi. Do të ekzistojë dinamika për vendet kandidate për anëtarësim, por edhe dinamikë brenda BE-së lidhur me adaptimin e funksionimit me më shumë vende anëtare” – tha Kovaçevski.