Vazhdon asfaltimi i autosdradës Katllanovë-Petrovecë, pjesë e Korridorit 10

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Bocvarski dhe drejtori i NP Rrugët shtetërore gjatë ditës së sotme kanë inspektuar punimet që zhviillohen për rehabilitimin e aksit rrugor Katllanovë-Petrovcë. që është pjesë e Korridorit 10. Rustemi dhe Bocvarski theksuan se deri në fund të këtij muaji do të lëshohet në pwrdorim njëra korsi e kësaj rruge.

“Sot, në kuadër të aktiviteteve të rregullta, inspektim mbi punët ndërtimore të rehabilitimit në autostradën Katllanovë – Petrovec realizuan drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rustemi dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. Ata sot morrën pjesë në asfaltimin përfundimtar të korsisë së majtë, pas së cilës do të punohet dhe në rehabilitimin e korsisë së djathtë. Qëllimi është që të ngrihet niveli i sigurisë së pjesëmarrësve në komunikacion si dhe një aks rrugor sipas të gjitha standardeve. Zgjerimi bëhet në shiritin e brendshëm të gjelbër të autostradës për të shmangur shpronësimet shtesë. Punët ndërtimore po realizohen me një tempo të përforcuar në mënyrë që ky project të përfundoj deri në fund të vitit ashtu siç është paraparë në kontratë,. Gjatësia e përgjithshme e rehabilitimit të dy drejtimeve është mbi 10 kilometra, ndërsa vlera e kontratës është 391,561,373.04 denarë, mjtete të siguruara nga BERZH-i”, kanw njoftuar nga NPRRSH

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *