Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami bashkë me kryesuesin e këshillit Besar Durmishi, kanë marrë pjesë në Panel Diskutimi “Pjesëmarrjes politike të personave me aftësi të kufizuar”.
Tema e pjesëmarrjes politike të personave me aftësi të kufizuar është një çështje e rëndësishme dhe komplekse. Ato janë një pjesë e pandarë e shoqërisë tonë dhe duhet të kenë të njëjtat të drejta dhe mundësi si të gjithë të tjerët. Megjithatë, shpeshherë përballen me sfida të veçanta dhe pengesa në këtë rrugëtim drejt përfshirjes së tyre në jetën politike.