Vazhdojnë përplasje “pro” dhe “kundër” propozim-Ligjit për amnisti

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari vazhdon të besojë se propozim-Ligji për Amnisti do të kalojë, pavarësisht paralajmërimet nga blloku politik maqedonas se mund të bllokohet. I pyetur për qëndrimet kundërshtuese të ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, Taravari në një deklaratë për portalin “Nistori” tha se bëhet fjalë për qëndrim personal dhe se Spasovski të njëjtin nuk e ka kundërshtuar në Qeveri.

“Është qëndrim personal i Spasovskit. Qeveria e ka kaluar si të tillë, pra si propozim i ministrit të Drejtësisë. Derisa ka kaluar në Qeveri, konsiderohet si vendim i saj. Spasovski është njëri nga anëtarët e Qeverisë, ka mund aty ta kontestojë. Ne do të insistojmë që ky ligj të votohet”, tha Arben Taravari, Kryetar i ASH-së.

Spasovski edhe sot përsëriti qëndrimin e njëjtë, propozimi nuk arrin efektin e dëshiruar, ndërsa qëndrimi i LSDM-së do të mësohet gjatë procedurës në Kuvend. Kreu i dikasterit të Brendshëm vlerëson se ligji as nuk shpopullon burgjet dhe as nuk përmirëson kushtet.

“Thash që është qëndrim i imi personal dhe i qëndroj fort. Me këtë tekst të ligjit nuk arrihen efekte. Duhet menduar në mënyrë strategjike në krijimin e kushteve, që të mund ata të cilët janë të dënuar t’i vuajnë dënimet dhe jo të krijohen vende me amnisti.
Gatishmërinë dhe qëndrimet politike të partisë, do t’i thonë deputetët në Kuvend”, u shpreh Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm.

Propozimi akoma nuk është dorëzuar në Kuvend. Kjo për shkak se Lloga gjendet në vizitë jashtë vendit. Drafti nxiti reagimet të shumta posaçërisht në për amnistinë e paraparë ndaj dy të dënuarve në rastin “Monstra”. VMRO-DPMNE-ja ka deklaruar se do ta bllokon, ndërsa LSDM-ja do të parashtron amendamente për ta ndryshuar. Me propozim ligjin e paraparë, rreth 290 persona lirohen plotësisht nga masa efektive e burgut, ndërsa mbi 960 lirohen 30 për qind. Pa miratimin e ligjit, Drejtoria për Zbatimin e Sanksioneve akoma nuk mund të jep vlerësimin se cilët të burgosur përfitojnë nga amnistia. /Alsat.mk

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *