LSDM: Mickoski është anti-BE, ndërsa VMRO-ja është anti-perëndimore

Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se Hristijan Mickoski është anti Bashkimit Evropian, dhe VMRO-DPMNE është parti anti-perëndimor. ”

Nga LSDM thonë se Mickoski dhe VMRO-DPMNE, pa argumente mundohen të bllokojnë vazhdimin e rrugës evropiane të shëtit dhe anëtarësimin në BE.

“VMRO-DPMNE nuk mbështet asnjë vendim për integrimin Evropian dhe kanë bërë gjithçka për të rrezikuar të ardhmen evropiane. Mickoski ka organizuar protestë të dhunshme kundër propozimit Evropian, përhapjen e histerisë për gjoja bullgarizim dhe asimilim.

VMRO-DPMNE ka shpërndarë gënjeshtra se gjuha maqedonase mund të jetë dialekt bullgar, dhe se ato se ato nuk votuan për ratifikimin e marrëveshjes FRONTEX, si marrëveshje e parë e nënshkruar në gjuhën maqedonase”.

“Mickoski dhe VMRO-DPMNE nuk e mbështesin as Marrëveshjen e Prespës as anëtarësimin në NATO. Mickoski është i vetmi politikan i cili nuk e duartrokitën ratifikimin e anëtarësimit në NATO. Për 11 vjet, VMRO-DPMNE ka mbajtur shtetin të izoluar, jashtë BE dhe NATO, dhe sot është frena kryesore për integrimet evropiane”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *