Edhe përgjat Korridorit 8, përkatësisht në autostradën Shkup-Tetovë do të instalohen pikat pagesore elektronike.
Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore (NPRRSH) ka njoftuar se nga dita e nesërme do të fillojnë punët ndërtimore dhe vëndosjen e stacioneve pagesore në Gllumovë të Komunës së Sarajit.
Gjatë realizimit të punëve ndërtimore, stacionin pagesor Gllumovë do të jetë në funksionim të pjesshëm dhe trafiku do të kryhet me një regjim të përkohshëm të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, thonë nga NPRRSH duke apeluar për respektim të regjimit të përkohshëm. “Gjithashtu kërkojmë ,irëkuptim nga pjesëmarësit në trafik gjatë zgjatjes së punëve ndërtimore dhe rikonstruimit e cila është planifikuar të përfundoj në afat prej gjashtë muaj. Andaj, rikonstruimi realizohet nëpërmjet huamarrjes nga BERZH-së në vlerën 948.261,21 EUR. Realizuesi i punëve është konsorciumi Aselsan Zhikol, ndërsa mbikëqyrës është Instituti i rrugëve SHPKNJP Veles. Ka fundi i muajit tetor, do të fillojë rikonstruimi edhe të stacionit pagesor në Zhelinë”, thonë nga NP për Rrugë Shtetërore.