Drejtori i Doganës paralajmëron kontroll të doganierëve

Drejtori i Drejtorisë Doganore të RMV-së , Stefan Bogoev ka theksuar se në kuadër të Doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, dhe ky sektor siç thotë Bogoev, do të riekipohet.

“Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.

Krahas Sektorit për masa të posaçme hetimore, Bogoev thotë se intensivisht bisedohet me institucione jndërkombëtare për furnizim të kamerave për trup për nëpunësit doganorë në vendkalimet kufitare, si dhe vendosjen në funksion të sistemeve të kamerave të mençura, për çka furnizimi është në fazë përfundimtare përmes Bankës Botërore.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *