Parku më i madh solar në rajon “bashkon” pushtetin dhe opozitën

Gjatë ditës së sotme në Novaci të RMV-së është përuruar parku solar më i madh në Ballkanin Perëndimor, shkruan TV21. Centrali i ri fotovoltaik prej 55MW në Novac është investim i kompanisë “Mej Enerxhi”, “ATS Group”, në vlerë të 40 milionë eurove. Ky investim inovativ ka bërë bashkë pushtetin dhe opozitën. Në ngjarje sot janë prezent kryeministri Dimitar Kovaçevski, zv/kryeministri Artan Grubi, ministrat, kryetar komunash por edhe liderët e opozitës, Izet Mexhiti, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *