Qeveria e Kosovës ndan 50 mijë euro për familjen e Afrim Bunjakut

Qeveria e Kosovës ka ndarë 50 mijë euro për familjen e rreshterit policor, Afrim Bunjaku, i cili u vra të dielën e 24 shtatorit nga grupe terroriste serbe në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se është obligim i Kosovës përball vetëmohimit të Afrimit, dhe veprës heroike që ai la.

“Ne do të jemi gjithmonë, çdo ditë pranë familjes Bunjaku, më të dashurve të Afrimit, i cili la pas vetes vepër heroike”, tha Kurti.

Kujtojmë se mbledhja e qeverisë ka nisur më një minutë heshtje për rënien në detyrë të heroit Afrim Bunjaku.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *