Ahmeti: Ne jemi për barazi të plotë gjinore

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë ka mbajtur një forum me moton “Ballë për ballë për mundësi të barabarta”, organizuar nga Sekretariati për Mundësi të Barabarta – dega e BDI-së në Çair. Në këtë forum morën pjesë një numër i madh një i grave si dhe prania e zyrtarëve të lartë tregoi rendësin e kësaj kauze.

Kryetari i partisë Ali Ahmeti tha se organizimi i këtij manifestimi për të drejtat e grave është vazhdimësi e përpjekjeve për të kërkuar drejtësi dhe barazi. Ai gjithashtu theksoi se do të luftojnë për të drejtat e secilit pa dallim gjinie.

“Para torturës ishim të barabartë, ku torturoheshin mizorisht gra, studentë, nëna dhe motra, torturoheshin edhe burra, studentë, vëllezër pa dallim gjinie, të gjithë morëm pjesë dhe ndamë përgjegjësinë. Gratë dhe vajzat, nënat ishin pjesë përbërëse e luftës si në llogore ashtu edhe në pozicione dhe në mbështetje, me të gjitha mjetet që posedonin për të ndihmuar vëllezërit dhe motrat e tyre në front. Ndaj, të dashur, nuk ka nevojë të bëni kërkesa, të kërkoni barazi dhe promovim të motrave dhe grave shqiptare”, tha Ahmeti dhe më pas shtoi se avancimit dhe edukimit të femrës shihet shkalla e avancimit të një kombi, sa më e shkolluar nëna, aq më e pashkolluar kombi është.

Kryetari i Degës së Çairit, Bekim Nezirit tha se BDI ka realizuar shumë të drejta të shqiptarëve në këto dy dekada dhe se në këtë rrugë ka pasur ndihmën e të gjitha grave. nënat dhe motrat. Ai shprehu dhe pritshmëri se ky forum të mund të bëhet edhe akademi politike për partitë tjera politike.

Kryetarja e Sekretariatit për Mundësi të Barabarta, dega në Çair, Shkodrane Dardhishta tha se uniteti mes grave është një forcë e rëndësishme për ndryshim.

About Author

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *